• MUNDËSI FINANCIMI PËR AGROBIZNESIN

    Mbështetje dhe lehtësim për kredimarrje, mundësi të reja për financim të agrobiznesit

  • KËSHILLIM PËR INSTITUCIONET FINANCIARE

    Këshillim për Institucionet Financiare dhe Bankat për të mbështetur agro-përpunuesit, krijim të produkteve të reja bankare në favor të sektorit bujqësor

  • SHËRBIME KONTABILITETI DHE FISKALE

    Paketë shërbimesh kontabiliteti dhe finance për SME që të siguroni kontroll të plotë mbi taksat dhe operacionet financiare

  • RRITJE EKONOMIKE E SIPËR - MARRJEVE TË SEKTORIT PRIVAT

    Mbështetje për përthithjen e fondeve, plotësimin e standardeve, plane biznesi e menaxhim tregëtar, promovim të eksportit dhe krijim të lidhjeve në treg

  • AGROMARKETING

    Zhvillim i marketingut bujqësor, vlerësim produktesh, strategji promovimi për agropërpunuesit, identifikimi i markës dhe imazhit të kompanive prodhuese të sektorit

  • AGROKAPITAL

    Program për Agrobiznesin për të krijuar rritje ekonomike të sektorëve të bujqësisë, nëpërmjet financimit dhe rritjes së aftësisë sipërmarrëse të agrobizneseve.

  • agroweb.org

    Faqja kryesore e bujqësisë dhe mjedisit në Shqipëri 

CBS Creative Business Solutions është një organizatë konsulence biznesi, e cila ofron këshillim dhe krijon zgjidhje për sipërmarrjet lokale, organizatat, donatorët dhe Institucionet Financiare

Ekspertët e CBS, të aftë dhe me standarde të larta profesionale kanë një ndërthurje prej mbi 40 vjet përvojë pune në bashkëpunimin me kompani të mëdha, banka dhe institucione financiare, organizata, SME, kompani marketingu dhe organizata ndërkombëtare donatore. CBS përbëhet nga bankierë profesionistë që tani po punojnë në këto projekte zhvillimi. 7 nga 12 konsulentët e CBS kanë punuar më parë në bankat e nivelit të dytë, ndërsa ekspertë të tjerë kanë eksperiencë në financimin e agrobiznesit. Kjo ka bërë të mundur arritjen e objektivave megjithëse ato janë tejet ambicioze, sepse si bankat ashtu edhe agrobizneset gjejnë një gjuhë të përbashkët me kulturën e CBS.

Nëse jeni një biznes i vogël apo i mesëm ose një institucion i madh financiar, CBS do të bashkëpunojë me ju për të arritur objektivat tuaja të biznesit

Shërbimet tona janë hartuar për të arritur një zhvillim të menjëhershëm dhe me ndikim të dukshëm në rritjen ekonomike të biznesit, ndërsa zbatimi i tyre është praktik. Rritja ekonomike për sipërmarrjet mbështetet përmes krijimit të mundësive për financim dhe paketave të plota për biznesin, me qëllim menaxhimin në mënyrë profesionale të aktivitetit të tyre të përditshëm për zhvillim të mëtejshëm. Shërbimet e CBS stimulojnë rritjen e agrobiznesit dhe të investimeve, duke ofruar konsulencë direkte për bizneset dhe duke punuar njëkohësisht me bankat dhe institucionet financiare për të lehtësuar kreditimet agro përgjatë zinxhirit të vlerave të zhvillimit. Ne bashkëpunojmë me bankat për të përmirësuar kapacitetet e tyre për t‘i shërbyer një game më të gjerë klientësh dhe njëkohësisht për të përmirësuar aftësitë bankare të bizneseve të vogla, të cilat shpesh gjenden të pavlerësuara dhe të pak-financuara.