Lajmet

CBS mbështet 25 agrobiznese me aplikimet për 2.37 milionë Dollarë grante nga skemat kombëtare

Skuadra e CBS mbështet përpunuesit nga Berati, me aplikimet për grante të nevojshme për investimet në teknologjinë e përpunimit të ullirit

5 Qershor 2014 - Skuadra e Zhvillimit të SME-ve dhe Asistencës Teknike në CBS përfundoi fazën e dytë të mbështetjes së financimit të agrobizneseve nëpërmjet skemave kombëtare të AZHBR. Agrobizneset nga rajone të ndryshme të Shqipërisë u mbështetën nëpërmjet asistencës teknike me plane biznesi, aplikime për grante dhe konsulencë mbi kërkesat teknologjike.

Përgjatë fazës së dytë të suportit, CBS mbështeti 25 fermerë dhe agrobiznese në të gjitha procedurat e aplikimeve për grante. 7 prej kërkesave ishin për makineri bujqësore dhe përmirësim të eficencës së fermës, 10 për magazina dhe dhoma frigoriferike, 2 për investime në blegtori, 10 për teknologji të përpunimit të vajit, të tjera për çajra dhe bimë medicinale, akuakulturë etj. Vlera totale e grantit të kërkuar për financime ishte $2.37 milionë Dollarë për një total prej $5.16 milionë Dollarë për investime, që synojnë rritjen e biznesit, duke punësuar rreth 90 punonjës. Fituesit pritet të shpallen brenda Korrikut 2014.