Lajmet

AgroCapital renditet programi i dytë më i njohur në Shqipëri për mbështetjen financiare

Një panel i përbërë nga përfaqësues të Bashkimit Evropian, Ministrisë së Bujqësisë, FIAA dhe Unioni SHKK prezantuan gjetjet e studimit

15 Korrik 2014 - Një studim mbi bujqësinë i publikuar në 14 Gusht, 2014, zbatuar nga FIAA (Shoqata e Investuesve të Huaj në Shqipëri) sipas kërkesës së Bashkimit Evropian, e rendit AgroCapital si ofruesin e dytë më të mirë të shërbimeve mbështetjes financiare në Shqipëri. AgroCapital rendidet pas pas agjencisë kombëtare AZHBR (Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural). Këto rezultate janë me rëndësi, pasi tregojnë efektivitetin e ndikimit dhe shtrirjen që projekti ka arritur në një periudhë relativish të shkurtër prej pothuajse 9 muajsh. Deri më tani projekti AgroCapital ka mbështetur një financim total prej 2.9 milionë dollarë dhe ka asistuar, në nivele të ndryshme, më shumë se një mijë fermerë dhe agrobiznese.

Studimi ‘Bujqësia shqiptare nga këndvështrimi i veprimtarive ditore të fermerëve; një studim mbi fermerët shqiptarë dhe eksportet e Bashkimit Evropian” u publikua si pjesë e Relacionit Informativ Europian për Bizneset në Shqipëri nga FIAA dhe Unioni SHkk.

Në studim u përfshinë 1000 fermerë nga 16 qytete dhe një prej përfundimeve kryesore ishte aksesi i pamjaftueshëm i fermerëve shqiptarë në kapital dhe mungesa e informacionit mbi procedurat e granteve bujqësore. Sipas këtij studimi, 25 përqind e fermerëve prisnin mbështetjen e BE për grantet në bujqësi dhe 18 përqinf e tyre kanë nëvojë për mbështetje për të krijuar qëndra grumbullimi bujqësore. 13 përqind e fermerëve kanë përfituar prej granteve bujqësore me parë ndërkohë që 84 përqind e të intervistuarve përdorin kreditë bankare për investimet e kryera për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të biznesit. Në takimin gjatë të cilit u prezantua ky studim, në datë 14 Korrik,2014 I Ngarkuari me Punë i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Z. Clive RUMBOLD, theksoi rëndësinë e shërbimeve të konsulencës për fermerët dhe agrobizneset, në rritjen e konkurrueshmërisë, cilësisë së prodhimeve dhe rritjes së standardeve, nëpërmjet aksesit në kapital.