Lajmet

Kryeministri Edi Rama takim me 2 klientë të projektit AgroCapital të cilët përfituan grant kombëtar prej 227,000 Dollarë

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti duke i dhënë kontratën e grantit Z. Cuedari

14 Gusht 2014 - Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural (AZHBR) nisi procesin e shpalljes së bizneseve të kualifikuara, që do të përfitojnë nga mbështetja e skemave bujqësore kombëtare, që mbulon 50 përqind të investimit të klientit. Dy nga bizneset bujqësore të mbështetura nga CBS gjatë procedurave të aplikimit për grantet, firmosën kontratat për një grant me vlerë totale 227,000 dollarë, që do të mbulojë një pjesë të investimit prej 454,000 dollarë. Kryeministri Edi Rama ka nisur udhëtimin në qytete të ndryshme brenda vendit, për t’u takuar personalisht me fermerët e kualifikuar.

Z. Kastiot Cuedari nga Otllaku, një fshat pranë Beratit, i cili u mbështet nga skuadra e CBS për përgatitijen e planit të biznesit dhe aplikimit për grant, është një prej fermerëve të kualifikuar, për një grant me vlerë 120 000 dollarë. Vlera totale e investimit për një linjë të re përpunimi të vajit është 240 000 dollarë. Kryeministri Rama i dorëzoi kontratën gjatë një takimi të organizuar në Berat, ndërkohë që Z. Cuedari tregoi mirënjohjen ndaj USAID dhe projektit të financuar prej tij, AgroCapital për mbështetjen e ofruar gjatë të gjithë procesit.

Z. Petrit Cela, nga qyteti i Elbasanit, i mbështetur nga ekspertët e CBS gjatë të gjithë procesit të aplikimit, ishte gjithashtu një nga fermerët e kualifikuar. Ai ka nisur të investojë në ngritjen e tregut të parë modern agro-ushqimor, të ndërtuar sipas standardeve Evropiane. Ky treg ka krijuar 300 mundësi punësimi në rajon. Z.Cela përfitoi një grant prej 107 000 dollarë, të cilat do t’i përdorë për të investuar në një dhomë frigoriferike, që ka një vlerë totale investimi prej $ 214 000 dollarë. Kryeministri Z. Edi Rama, Ministri i Bujqësisë Z. Edmond Panariti dhe Drejtoresha e AZHBR Znj. Suela Popa i dhanë Z. Cela kontratën gjatë një vizite ne tregun Agro-Ushqimor në Elbasan. 

Procesi i firmosjes së kontratave do të vijojë me tej, ndërkohë që afati I fundit për kërkesat për pagesa nga fermerët e kualifikuar do të jetë data 15 Tetor, 2014.

Kryeministri Edi Rama dhe Drejtoresha e AZHBR Znj. Suela Popa duke I dhënë kontratën e grantit Z. Cela

Kryeministri Edi Rama dhe Drejtoresha e AZHBR Znj. Suela Popa duke I dhënë kontratën e grantit Z. Cela