Lajmet

Dy agrobiznese të mbështetur nga AgroCapital përfitojnë grante me vlerë prej 282 Milion Lekë

Faqja zyrtare e Kryeministrisë postoi një fotografi të Z. Kujtim Lika, pas dorëzimit të kontratës nga Kryeministri Edi Rama

4 Shtator 2014 - Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) firmosi 2 kontrata për grante me dy agrobiznese të mbështetura nga CBS, nëpërmjet projektit AgroCapital. Këto biznese u mbështetën gjatë procesit të aplikimit për grante në Skemat Kombëtare, që mbulojnë 50 përqind të vlerës së investimit (me një limit prej 15,000,000 Lekë).

Vasel Muçaj nga Bajza, Malsi e Madhe firmosi kontratën për një grant që do të mbulojë një pjesë të investimit për një pikë grumbullimi të bimëve mjekësore. Ndërkohë Z. Kujtim Lika do të investojë në krijimin e një pike grumbullimi, që synon të krijojë mundësi punësimi për 40 persona. Kryeministri Edi Rama u dorëzoi Z. Mucaj dhe Z. Lika kontratat e firmosura të granteve, gjatë një takimi me fermerë dhe agrobiznese të organizuar në Lushnje.

Këto dy agrobiznese janë mbështetur prej skuadrës së CBS edhe me aplikimet për kredi bankare, për të mbështetur pjesërisht planet e tyre për investime.