Lajmet

Ekspertët e CBS mbështesin 3 fermerë në Korçë për grante nga IPARD-like

Zoti Nikollaq Jorgalli për Investimin në Makineri bujqësore arriti të përfitojë grant nga IPARD-like

20 Nëntor 2014 - Tre fermerë nga Korça, Ziso Dimareli, Olgert Yzeiri dhe Nikollaq Jorgalli do të mund të jenë më efektivë në punën e tyre përmes makinerive të reja bujqësore me vlerë 119 828 dollarë. Me mbështetjen e këshilltarëve të biznesit të CBS, këta fermerë kanë arritur të marrin grante prej 67 660 dollarësh ose rreth 56 përqind e totalit të investimit. Ekspertët e CBS asistuan këta fermerë në gjetjen e financimeve alternative për investimet e tyre përmes fondeve të IPARD-like të Bashkimit Evropian duke i udhëzuar përgjatë gjithë procedurës së aplikimit. Këto investime të reja janë thelbësore për këta fermerë në rritjen e kacitetit prodhues dhe efikasitetit të aktivitetit të tyre bujqësor.

Zoti Ziso Dimareli me traktorin e tij të ri blerë përmes një kombinimi të fondeve bankare dhe fondeve te IPARD-like

Zoti Ziso Dimareli me traktorin e tij të ri blerë përmes një kombinimi të fondeve bankare dhe fondeve te IPARD-like
 
 Zoti Olgert Yzeiri , me mbështetjen e CBS rezultoi i suksesshëm në aplikimin per fonde në grate dhe kredi bankare
Zoti Olgert Yzeiri , me mbështetjen e CBS rezultoi i suksesshëm në aplikimin per fonde në grate dhe kredi bankare