Lajmet

Kryeministri Edi Rama vizitë në mjediset e investimit të ri Vasel Muçaj, agrobiznes i mbështetur nga CBS

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në qendrën e re të grumbullimit të bimëve medicinale në Bajzë. Nga e djathta, sipërmarrësi Z.Vasel Muçaj dhe Drejtoresha e AZHBR-së, Suela Popa

11 Dhjetor 2014 - Kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama dhe Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti shin në Bajzë, Malsi e madhe për të parë nga afër investimin e ri të zotit Vasel Muçaj, një prej përfituesve të grantit nga AZHBR. Për ndërtimin e qendrës së re të grumbullimit të bimëve mjekësore, zoti Muçaj u ndihmua nga ekipi i CBS për hartimin e aplikimit për grantin nga Skema Kombëtare. Efekti i parë i këtij investimi është rritja e numrit të të punësuarve me 20 punonjës më shumë se një vit më parë. Gjatë vizitës, Kryeministri theksoi se ‘Sherebela mbulon sot 70 përqind të tregut amerikan, por nëse ne kultivojmë produkte autentike atëherë do të kemi një rritje të kërkesës të tregut ndërkombëtar. Ministri i Bujqësisë, Panariti shtoi se ‘Ky investim do të rrisë kapacitetin shqiptar të bimëve medicinale. Kërkesa për eksport po rritet në mënyrë të vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e BE-së.’

Departamenti i marketingut në CBS ndihmoi gjithashtu zotin Muçaj për brendimin e mjediseve të jashtme të investimit me ide kreative për të rritur imazhin e qendrës së re të grumbullimit të bimëve medicinale.

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, Drejtoresha e AZHBR-së Suela Popa dhe Z. VAsel Muçaj duke parë nga afër procesin e përpunimit të bimëve medicinale

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, Drejtoresha e AZHBR-së Suela Popa dhe Z. VAsel Muçaj duke parë nga afër procesin e përpunimit të bimëve medicinale
 
Kryeministri Edi Rama duke vëzhguar banerin e dizenjuar të investimit të ri, ideuar në bashkëpunim  me ekipin e marketingut të CBS
Kryeministri Edi Rama duke vëzhguar banerin e dizenjuar të investimit të ri, ideuar në bashkëpunim me ekipin e marketingut të CBS