Lajmet

CBS dhe AgBizMK organizojnë seminarin ‘Çertifikimi Global Gap – sfidat dhe mundësitë’

Drejtori i Programit, Goran Damovski dhe këshilltari Dejan Mardukov duke folur rreth procesit të çertifikimit Global GAP, gjatë seminarit në Lushnje me rreth 80 pjesëmarrës

24 Dhjetor 2014 - USAID rajonal organiazoi në 22 dhjetor në Lushnjë, një seminar mbi procedurat e certifikimit Global Gap. Seminari u organizua nga dy projetet rajonale për bujqësinë, AgroKapital, zbatuar nga CBS në Shqipëri dhe AgBizMK në Maqedoni. Seminari u ndoq nga rreth 80 pjesmarrës nga zonat e Fierit, Lushnjes, Divjakës dhe Beratit. Pjesëmarrësit vinin nga fusha të ndryshme të sektorit bujqësor, pjesa më e madhe e tyre fermerë, specialist nga Drejtoritë bujqësore të këtyre zonave, agro përpunues dhe furnizues inputesh. Pjesë shumë e rëndësishme e seminarit ishin edhe përfaqësues të strukturave të certifikimit dhe standardizimit të cilët sollën mendime dhe vlerësime me shumë interes. Drejtori i Programit, Goran Damovski dhe këshilltri Dejan Mardukov foli rreth procesit të certifikimit, kriteret që duhen përmbushur, rritjen e kërkesës së tregut për certifikimin e produkteve ndërsa solli si model suksesi, përvojën e Maqedonisë. Fermerët shprehën shumë interes për faktin se Global Gap u rrit atyre mundësinë për të përmirësuar procedurat e prodhimit të produkteve.

Po ashtu një Seminar në formën e një tryeze të rrumbullakët u organizua në Tiranë me pjesëmarrës nga strukturat çertifikuese, profesorë nga Uiversiteti Bujqësor i Tiranës, Zëvendës Ministri i Bujqësisë, Alban Zusi, eksperti i mirënjohur profesor Tokli Thoma, shoqata ADAMA, AAc Lushnja dhe stafi i CBS. Zëvendës Ministri i Bujqësisë Alban Zusi përgëzoi këtë insiativë duke theksuar se Qeveria do të jepë mbështetjen e saj të plotë për procedurat e standardizimit, duke bashkëpunuar me sektorin privat për kontrollin e produkteve bujqësore. 

Tryezë e rrumbullakët në Tiranë mbi çertifikimin Global GAP me pjesëmarrjen e Zëvendës Ministrit të Bujqësisë, Alban Zusi, ekspertë dhe profesorë të fushës së bujqësisë

Tryezë e rrumbullakët në Tiranë mbi çertifikimin Global GAP me pjesëmarrjen e Zëvendës Ministrit të Bujqësisë, Alban Zusi, ekspertë dhe profesorë të fushës së bujqësisë