Lajmet

CBS mbështet KOP.FRUT.DIBER 2012 me akses në financime

Z.Vehip Salkurti në pemëtoren e tij të mollëve

Drejt përfundimit investimi i ri i KOP.FRUT.DIBER 2012, një linjë e re moderne për përpunim frutash, nëpërmjet një pakete të kombinuar kredie dhe granti me mbështetjen e projektit AgroKapital

15 Janar 2015 - Ekspertë të CBS mbështetën KOP.FRUT.DIBER 2012 me akses në financime për investimin më të ri të këtij agrobiznesi në një linjë moderne të procesimit të frutave. Nëpërmjet mbështetjes së CBS kompania përfitoi një grant dhe një kredi, për të mbështetur një pjesë të financimit të linjës së re.

Ky investim shënon një arritje të rëndësishme për KOP.FRUT.DIBER 2012, që ka zhvilluar një segment të ri strategjik, përpunimin e mollëve të cilësisë së tretë, për të prodhuar një produkt të ri, lëngun e mollës.

Ky investim sjell një zgjidhje efektive për problemin që kompania kishte lidhur me tregtimin e mollëve të cilësisë së tretë, të cilat nuk mund të shiten tek konsumatorët. Ky investim në të njëjtën kohë, sjell në treg një produkt të ri dhe u ofron klientëve një lëng molle natyral dhe cilësor, të prodhuar sipas standardeve ndërkombëtare. Linja e re e prodhimit do të rrisë gjithashtu edhe mundësitë e punësimit në kompani, me 7 vende të reja pune që do t’u ofrohen profesionistëve të fushës, të cilët do të trajnohen mbi përdorimin e teknologjisë së re. Punonjësit ekzistues do të përfitojnë gjithashtu nga trajnimet, që do t’i ndihmojnë të rriten e të zhvillohen më tej profesionalisht.  

Mjediset e reja frigoriferike të KOP.FRUT.DIBER 2012

Mjediset e reja frigoriferike të KOP.FRUT.DIBER 2012