Lajmet

Thirrje për fondet IPARD-like, CBS këshillon fermerët e Xarrës si të aplikojnë me sukses

Fermerët nga Komuna Xarrë me traktorët e tyre, të financuar pjesërisht nga fondet IPARD-Like

22 Janar 2015 - Në vigjilje të thirrjes së katërt për aplikimet për grantet IPARD-like të akorduara nga Bashkimi Evropian për fermerët dhe përnunuesit bujqësor, që pritet të fillojë brenda 4-mujorit të parë të vitit, skuadra e Zhvillimit të SME-ve dhe i Asistencës Teknike të CBS organizoi një takim me biznese bujqësore dhe fermerë nga Komuna e Xarrës, me qëllim informimin mbi sfidat dhe mundësitë e këtij viti. Ekspertët e CBS prezantuan paketën e plotë të shërbimeve që ata ofrojnë për fermerët dhe agrobizneset, për të lehtësuar aksesin në financime. Ky vit sjell më shumë mundësi për fermerët në lidhje me financimet, pasi Bashkimi Evropian ka parashikuar një grant prej 9 Milion Euro për mbështjetjne e bujqësisë në Shqipëri përgjatë vitit 2015.

2014 ishte një vit i sukesshëm për zhvillimin e bujqësisë në këtë komunë. 11 fermerë nga Xarra, të mbështetur me sukses nga CBS përfituan gjatë vitin 2014 grante dhe kredi për investime në makineri bujqësore. Këto prurje të reja në fermat dhe bizneset e tyre ishin thelbësore për përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e produktivitetit dhe përmirësimin e cilësisë së prodhimit. Gjatë punës në terren me fermerët, në vitin 2014, ekspertë të CBS mundën të evidentojnë mundësi të pashfrytëzuara të këtij rajoni për rritje dhe zhvillim të mëtejshëm. Pori shin dhe fermerët, të cilët shprehën interes për t’u mbështetur nga CBS me aplikimet për grante apo kredi, apo me investimet e nevojitura për të zhvilluar fermat dhe agrobizneset e tyre.

Sot fermerët shqiptarë përballen me një treg dinamik dhe kërkues, që vlerëson standardet e larta dhe rregulla strike për prodhimin. Investimet janë thelbësore për t’I arritur këto standarde dhe për të mbajtur ritmin e shpejtë të tregjeve dhe konsumatorëve vigjilentë dhe kërkues. Por, mbështetja e ekspertëve të fushës është një ndihmë e rëndësishme për fermeret, që i ndihmojnë ata të aplikojnë me sukses për grantet e Bashkimit Evropian, çka rrit ndjeshëm dhe dhe përthithjen e fondeve të Bashkimit Evropian.