Lajmet

CBS fiton të drejtën e zbatimit të projektit AgroKapital - mundësi financimi për agrobiznesin shqiptar, financuar nga USAID

USAID/Washington’s Assistant Administrator of the Bureau of Europe and Eurasia, Paige Alexander, delivered remarks at the ceremony
USAID prezantoi dy projekte për të mbështetur zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri. Drejtori i misionit USAID në Shqipëri, Jim Barnhart, prezantoi organizatat që kanë fituar të drejtën për zbatimin e këtyre projekteve; AAC Lushnja dhe CBS Creative Business Solutions në një ceremony ku morën pjesë, Asistentja e administratorit të USAID/Washington në zyrën për Europën dhe Euroazinë, Paige Alexander, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe administrimit të Ujrave, Edmond Panariti dhe përfaqësues të agrobiznesit shqiptar, bankave dhe shoqatave të biznesit. Organizata AAC Lushnjë do të zbatojë një projekt 3-vjeçar prej 960,000 dollarësh, për t’u dhënë asistencë teknike prodhuesve në sektorin e bujqësisë për shtimin e prodhimit të produkteve dhe për mbështetjen e konkurrencës tregtare në bujqësi.

Ndërsa CBS do të zbatojë projektin 3-vjeçar AgroKapital, prej 1.49 milionë dollarësh, për të punuar me bankat dhe me institucionet financiare për të zhvilluar shërbime dhe produkte më të mira huadhënieje në bujqesi, si dhe për të ndihmuar fermerët dhe bizneset të përmirësojnë kontabilitetin dhe raportimet e tyre financiare, planet e biznesit, dhe aplikimet per financim.

USAID ka filluar mbështetjen për bujqësinë shqiptare që nga1992. Fillimisht mbështetja u përqendrua në sigurinë ushqimore dhe në teknikat bazike të sektorëve të bujqësisë. Së fundmi fokusi është në rritjen e konkurueshëmrisë së fermerëve dhe agrobizneseve shqiptare në tregjet vendase dhe të huaja përmes teknologjive të avancuara, kontrollit cilësor dhe marketingut të produkteve.