Lajmet

CBS prezanton LORES në bankat me potencial bashkëpunimi

LORES- Sistemi Profesional i Referimit të Kredive

19 Mars 2015 - CBS nis fazën prezantuese të LORES – Sistemit Profesional të Referimit të Kredive, që do të shërbejë për të referuar aplikimet e agrobizneseve për kredi në banka dhe institucione financiare. Organizata CBS zhvilloi takime me tre banka, Bankën Kombëtare Tregtare (BKT), bankën Credins dhe bankën Raiffeisen, ndërkohë që prezantimet do të vijojnë në javët në vijim në bankat ProCredit dhe Intesa Sanpaolo. CBS synon të arrijë nënshkrimin e marrëveshjeve me të paktën 2-3 banka, për të nisur programin që pritet të rrisë kreditimin me 50% gjatë vitit 2015.