Lajmet

Një qendër bujqësore e re dhe moderne për Fierin

Ekspertët e CBS duke i ofruar mbështetje teknike Z.Vrushi për financimin e investimit të tij të ri në një pikë grumbullimi për fruta-perime nëpërmjet skemave të granteve

26 Mars 2015 - Artur Vrushi, nga qyteti i Fierit, po ndërton një pikë grumbullimi moderne për fruta-perime në këtë qytet, një investim tejet të vlefshëm për zhvillimin e tij. CBS nëpërmjet projektit AgroKapital po mbështet teknikisht Z. Vrushi për çështjet lidhur me financimin e pikës së grumbullimit nëpërmjet fondeve të skemave kombëtare të granteve. Kjo qendër do të shërbejë si një urë lidhëse mes prodhuesve dhe eksportuesve të produkteve bujqësore. Ky investim pritet të punësojë 16 punonjës të rinj.