Lajmet

Të ringrihesh pas stuhisë – historia e biznesit nga Novosela

CBS po mbështet teknikisht Z. Konda në procesin e përgatitjes së aplikimit për grantet kombëtare, për të rindërtuar qendrën e grumbullimit të bimëve dhe erzave medicinale të shkatërruar nga përmbytjet 

2 prill 2015 - Z. Manush Kondaj, pronar i një qendre grumbullimi për bimët mjekësore nga Novosela, po rindërton qendrën e tij të grumbullimit, të shkatërruar nga përmbytjet që përfshinë pjesën jugore të vendit. Këtë investim Z. Kondaj po e kryen nëpërmjet granteve të skemave kombëtare, të cilat po i akseson me anë të mbështetjes teknike të ofruar nga stafi i ekspertëve të CBS. Këto investime të reja ishin me rëndësi të madhe për Z.Kondaj, për të rimëkëmbur e rigjallëruar biznesin e tij. Të ardhurat, mirëqenia dhe prodhimet e plot 400 familjeve nga Vlora dhe Fieri varen pikërisht nga veprimtaritë e biznesit të Z.Konda, tek i cili ata tregtojnë produktet e tyre. CBS mbështeti Z. Konda gjatë procesit të përgatitjes së dokumentacionit të duhur për të përfituar nga grantet e skemave kombëtare, të cilat mbulojnë gjysmën e vlerës totale të investimit.