Lajmet

CBS mbështet 18 fermerë dhe agrobiznese me aplikimet për 3 milionë Dollarë financime me grante nga Skemat Kombëtare

Ekspertët e CBS duke u ofruar mbështetje teknike fermerëve dhe agropërpunuesëve për aplikimet në Grantet e Skemave Kombëtare 

9 Prill 2015 - Ekspertët e CBS procesuan 18 aplikime të fermerëve dhe agrobizneseve për grante nga Skemat Kombëtare, për një total financimi prej 3 milionë Dollarë, rreth 50% e vlerës totale të investimit prej 6.5 milionë Dollarë. Këtë vit investimet e fermerëve u fokusuan kryesisht në ndërtimin e serrave, të agropërpunuesëve në përmirësimin e linjave teknologjike dhe të konsoliduesëve në ndërtimin e qendrave të grumbullimit për ruajtjen e produkteve bujqësore.