Lajmet

CBS konsulencë teknike dhe financiare për fondin Gjermano-Danez të granteve

Produkti i CBS është krijuar posaçërisht për programin SARED dhe do t'u ofrojë aplikantëve mbështetje teknike dhe financiare

30 Prill 2015 - CBS vijon mbështetjen e fermerëve dhe agropërpunuesve me shërbime konsulence për të përfituar grante për investime në bujqësi. CBS ka vendosur një prioritet të ri mbi programin e ri gjermano-danez, të sapohapur të granteve. Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural në Zonat e Thella në Shqipëri (SARED) do të mbështesë me 6.5 milionë Euro në grante fermerët dhe agropërpunuesit shqiptarë nga 6 rrethe: Shkodra, Kukësi, Durrësi, Dibra, Korca, Elbasani dhe Berati.

Produkti i krijuar nga CBS posaçërisht për grantet e programit SARED do të mbështesë dhe do të udhëzojë aplikantët në lidhje me çështjet e financimit dhe do të ofrojë gjithashtu edhe mbështetje teknike. Investimet deri në 10 mijë Euro për fermerët dhe 35 mijë Euro për agropërpunuesit, në zonat e thella të vendit, kualifikohen për programin e grantit.