Lajmet

Katër fermerë nga Korça mbështetur nga CBS dërojnë aplikimet e para kombëtare për grantet e programit SARED

Ilir Stergu (majtas) dhe Agron Xhahollari (djathtas) në zyrat e CBS, në Korçë duke u asistuar nga Këshilltari Rajonal i Biznesit Z. Enver Gorica dhe praktikantja Znjsh. Klea Dhespo me aplikimet për grantet e ofruara nga SARED

21 Maj 2015 - CBS mbështeti katër fermerë nga qarku i Korçës me aplikimet për grante nga programi Gjermano-Danez ‘Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural në zonat e pafavorizuara në Shqipëri’ (SARED).
Fermerët Ilir Stergu, Tosun Pllaha, Agron Xhahollari, Misto Mollas, kultivues pemësh frutore do të investojnë në makineri të reja bujqësore që do të rrisin prodhimtarinë e frutave dhe do të zhvillojnë bizneset e tyre. Këto ishin dhe 4 aplikimet e para që u dërguan në zyrat e SARED nga fermerët vendas.