Lajmet

Programet e kandidatëve për Bashkinë Tiranë për bujqësinë dhe mjedisin në agroweb.org

Kandidatët për Bashkinë e Madhe të Tiranës prezantuan eksluzivisht për agroweb.org programin për zhvillimin e mjedisit.

Vizioni mbi Bujqësinë 

Për herë të parë, në një intervistë të këtij lloji të zhvilluar në Shqipëri, kandidatët kryesorë për bashkinë e Tiranës prezantuan vizionin e tyre mbi zhvillimin e bujqësisë për agroweb.org, një portal informativ i mbështetur nga USAID dhe zbatuar nga CBS. Kandidatëve ju dhanë mundësi të barabarta për të prezantuar vizionin e tyre në një përmbledhje me rreth 400 fjalë. Bujqësia është një sektor gjithmonë e në rritje në Shqipëri. Së fundmi ajo po merr një rëndësi të vecantë në bashkitë e reja në vend, ndërkohë që reforma territorial ka ridefinuar kufijte mes fshatit dhe qytetit.

Vizinoni mbi Mjedisin 

Pas publikimit të suksesshëm të programeve mbi zhvillimin e bujqësisë në një artikull në agroweb.org, kandidatët kryesorë për Bashkinë e Tiranës bashkëpunuan me stafin e portalit për prezantimin e vizionit të tyre mbi mjedisin. Artikulli u publikuar një javë më pas në portal dhe gjerësisht në llogaritë e agroweb në rrjetet sociale. Tirana konsiderohet si një prej qyteteve më të ndotura në Evropë. Për të shfaqur më qartë problematikat e mjedisit në Tiranë stafi i agroweb.org nisi një fushatë reklamuese paraprake, që përbehej nga vizuale që synonin të tërhiqnin vëmendjen e audiencës. Artikulli u shoqërua më tej me një fushatë të strukturuar komunikimi, që tërhoqi vëmendjen e një audience të gjerë dhe gjithashtu gjeneroi diskutim me vlerë nga ekspertë dhe grupe interesi. Portali Agroweb planifikon t’i rikthehet përsëri të njejtave tema, pas një viti, për të diskutuar mbi arritjet apo mënyrat e zbatimit të këtyre politikave nga kryebashkiaku i përzgjedhur.