Lajmet

CBS organizon seminar mbi teknologjitë e reja që mbrojnë pemëtoret nga breshëri

Ekspertë të CBS dhe përfaqësues të kompanisë austriake Frustar duke u prezantuar pjesëmarësve në seminar teknologjitë e reja që sigurojnë mbrojtjen e pemëtoreve nga ndryshimet klimatike dhe mundësitë e financimeve alternative për këto investime.

25 Qershor 2015 - CBS dhe kompania austriake Frustar organizuan një seminar në qytetin e Korçës gjatë të cilit u prezantuan teknologjitë e reja për mbrojtjen e pemëtoreve nga breshëri i fortë. Ky seminar, i organizuar nën kujdesin e zyrës së Korçës të CBS, mblodhi më shume së 30 pjesëmarrës ndër të cilët fermerë, furnitorë makinerish bujqësore, ofrues shërbimesh në fushën e bujqësisë si dhe Drejtorin e Qendrës së Transferimit të Teknologjisë në Korçë. Risia që solli ky seminar ishte mundësia e kombinimit të teknologjive të reja mbrojtëse me grantet për investime të reja në teknologji të ofruara nga programi gjermano-danez SARED.