Lajmet

CBS nëshkruan kontrata me tre banka për LORES- Sistemin elektronik të referimit të kredive

2 Qershor 2015 - Raiffeisen Bank, Procredit Bank dhe Credins Bank nënshkruan kontratat me CBS për të përfituar referime profesionale aplikimesh për kredi nëpërmjet sistemit LORES, të zbatuar nga kjo organizatë. Të tre bankat zhvilluan analiza të detajuara në nivel biznesi si dhe për strukturën teknike dhe sigurinë e sistemit, të cilat rezultuan të suksesshme. Nënshkrimi i këtyre kontratave është një arritje për LORES jo vetëm si një model biznesi por edhe si një platforme informative. Këto kontrata janë pjesë thelbësore e strategjisë së qëndrueshmërisë të komponentit të parë të AgroKapital, referimit të kredive. CBS është në proces diskutimesh me disa banka të tjera të mëdha në vend, për të zgjeruar më tej rrjetin e këtij sistemi.