Lajmet

11 fermerë të mbështetur nga CBS përfitojnë grante prej 220,000 Euro nga programi SARED

Një nga fermerët gjatë nënshkrimit të kontratës së grantit SARED

10 Korrik 2015 - 11 nga 13 fermerët e parë që firmosën kontratat e granteve nga programi gjermano-danez SARED u mbështetën nga ekspertët e CBS, nëpërmjet programit AgroCapital. Fermerët përfituan një grant prej 220,000 Euro për investime të fokusuara kryesisht në makineri bujqësore të reja, apo përmirësime të makinerive në përdorim, me synim rritjen e efiçencës së prodhimit. Deri më tani CBS ka dorëzuar një total prej 30 aplikimesh për investime në pemë frutore, përpunim qumështi dhe bimë medicinale dhe aromatike.