Lajmet

AgroCapital mbështet biznesin e përpunimit të qumështit në Shkodër

Fatmir Nikolli, Këshilluesi i Biznesi në CBS duke punuar me Z. Fabian Demi në Shkodër për procedurat e aplikimit në SARED.

23 Korrik 2015 - Fabian Demi, fermer nga Shqipëria Veriore, aktiviteti kryesor i të cilit është rritja e bagëtive për vjeljen e qumështit, firmosi një kontratë për të përfituar grant nga fondi gjermano-danez SARED, që do të mbulojë një pjesë të investimit të tij më të ri. CBS i ofroi Z. Demi mbështetje teknike financiare si dhe e asistoi me plotësimin e suksesshëm të të gjitha procedurave të nevojshme për aplikimin për grante. Me anë të këtij investimi Z. Demi do të rinovojë fabrikën e përpunimit të qumështit duke i shtuar asaj makineri të reja përpunimi si dhe një dhomë frigoriferike, për të rritur sigurinë ushqimore të produkteve që ai ofron për konsumatorin.

Ekspertët e organizatës do të vijojnë të ofrojnë mbështetje të vazhdueshme me procedurat e aplikimit për kredi nëpërmjet LORES – Sistemit Profesional të Referimit të Kredive dhe gjithashtu me procedurat e aplikimit për grante nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural (AZHBR).

Edhe pse ky është një model i suksesshëm biznesi, është ende i rrallë në rajon dhe pritet të kthehet në një model për t’u ndjekur.