Lajmet

LORES starton me 25 referime të suksesshme aplikimesh për kredi

LORES ka dizajn të Adaptueshëm - I thjeshtë dhe i përshtatur për kompjuter, laptopë dhe telefona smartphone

30 Korrik 2015 - Viti 2015 nis mbarë për LORES - Sistemin Profesional të Referimit të Kredive. Ky sistem u përzgjodh nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike si një ndër produktet më innovative të vitit, në një prej aktiviteteve të organizuara gjatë javës se Inovacionit.

LORES përfundoi me sukses fazën e testimit dhe tashmë është plotësisht fuksional e gati për të referuar kërkesat për kredi të agrobizneseve në bankat e nivelit të dytë. Këshilltarët e Biznesit të CBS kanë referuar 25 aplikime në tre banka të ndryshme me të cilat organizata ka nëshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Kredia e parë u disbursua prej bankës Credins. ProCredit Bank ka pranuar numrin më të madh të aplikimeve dhe ka aprovuar tre prej tyre. Vlera mesatare e kredisë së referuar ishte $36,000.