Lajmet

Nis Programi Rajonal i Çertifikimeve në Shqipëri

90 fermerë dhe 20 ekspertë të bujqësisë në trajnim në Lushnjë për marrjen e certificates GLOBALG.A.P, që iu hap rrugën eksporteve në BE

Shtator 2015 - Për herë të parë, një program rajonal i certifikimeve “Asistencë në Pëputhje me Standardet e Bujqësisë dhe Çertifikimit do të zbatohet në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi. Programi synon të certifikojë 15 agrobiznese shqiptare me certifikatat GlobalGAP, HACCP, ISO 2200 dhe Bio përgjatë një periudhe një vjeccare. Projekti i menaxhuar nga B-Redi mbështetur nga USAID zbatohet në Shqipëri nga CBS. Trainimi i parë tre ditor mbi sistemet e certifikimit GlobalGAP u organizua në Lushnje duke marrë një interes të madh nga agrobizneset e zonës. Rreth 90 fermerë morën pjesë në trainim i cili drejtohej nga Ljubica Temova, një eksperte e GlobalGAP nga Maqedonia. Trainimi u organizua në koordinim me AAC-Lushnja. Ky project ka si qëllim paisjen e agrobizneseve shqiptare sipas standardeve ndërkombëtare për të rritur eksportin si edhe për të përmirësuar cilësinë e prodhimit.

HACCP është një tjetër çertifikim që do t’iu nevojitet agropërpunuesve shqiptarë në përputhje me standartet kombëtare të sigurisë ushqimore, por edhe për t’u zgjeruar më shumë në tregjet rajonale. Marrja e çertifikimin HACCP është shumë e nevojshme për shumicën e tregëtuesve të fruta perimeve, përpunuesve dhe prodhuesve të vajit të ullirit si dhe operatorët e magazinimit të ftohtë.Ndërkohë që ISO 22000 është një tjetër çertifikim pjesë e këtij projekti, i cili është gjithashtu një kërkesë kyçe që produktet të tregëtohen në markata dhe në zinxhirin e supermarketeve ndërkombëtare të pranishme në Shqipëri, por edhe shitësit e markatave lokale me degë në të gjithë vendin e kërkojnë këtë çertifikim. Ndaj dhe për këtë arsye prodhuesit dhe eksportuesit e frutave dhe perimeve duan që produktet e tyre t’i çertifikojnë me ISO 22000.

Ky certifikim plotëson minimumin e standardeve të kërkuara ndërkombëtare, duke përfshirë sigurinë e ushqimit dhe standardet e menaxhimit, por edhe integron aspektet themelore të gjurmueshmërinë kështu që në shumë raste është pranuar edhe nga rrjetet më të mëdha të supermarketeve në rajon. Pra, çertifikimi ISO 22000 është propozuar për të lejuar përpunuesit shqiptarë që të ofrojnë kontrata eksporti dhe shitjen e produkteve të tyre për tregtarët me shumicë dhe pakicë tek tregëtarët më të mëdhenj në Ballkan.