Lajmet

50 Agrobiznese u Trajnuan mbi Certifikimet ISO 22000

Fermerë e agro-përpunues në trainimin për ISO 22000 në Lushnje

Tetor 2015 - Një seminar tre ditor nga CBS dhe ekspertë rajonalë, me synim trainimin e fermerëve dhe ekspertëve me certifikimet ISO 22000 u organizua në kuadër të Programit Rajonal B-Redi, mbi çertifikimet “Asistencë në Pëputhje me Standardet e Bujqësisë dhe Çertifikimit”.

Trainimi i zhvilluar në Lushnje dhe Korçë pati një interest të lartë, me pjesëmarrjen e mbi 50 fermërëve dhe agrobizneseve të zonës, që operojnë në fushat e agro-përpunimit, industrisë së vajit të ullirit dhe ruajtes së produkteve në ambjentet frigoriferike.

Ky seminar u pasua nga një tjetër Tryezë e Rrumbullakët në Tiranë me përfaqësues të Trupave Çertifikues, i fokusuar në rritjen e kapaciteteve për sistemet e çertifikimeve ISO. Seminarët u drejtuan nga Stojadin Stojanovic, një ekspert i ccertifikimeve ISO nga Maqedonia.

Përfaqësues të Trupave Çertifikues morën pjesë në trainimet për ISO 22000 në Tiranë