Lajmet

Çertifikimi Global GAP – Gati faza e implementimit

Fermerë të zonës së Korçës duke u trajnuar për çertifikimin HACCP.

Dhjetor 2015 - Programi Rajonal “Asistencë në Pëputhje me Standardet e Bujqësisë dhe Çertifikimit ‘ përfundoi fazën e fundit të trainimeve në Shqipëri. CBS në bashkëpunim me partnerin Maqedonas AgBizMk, realizuan fazën e tretë të trainimeve të projektit të mbështetur nga USAID. 23 agrobiznese në Korçë dhe 21 ekspertë në Tiranë morën pjesë në trainimet dy ditore për çertifikimet HACCP.

Trainimi i cili u drejtua nga Stojadin Stojanovic, ekspert i HACCP nga Maqedonia tërhoqi një interes të madh si nga inspektorët ashtu edhe nga fermerët dhe agro përpunuesit. Të gjitha çertifikimet që nga GlobalGAP, HACCP tek ISO 22000, në thelb nënkuptojnë pikërisht këtë gjë: sigurinë ushqimore në nivele të ndryshme.

Për herë të parë në Shqipëri, USAID Rajonal do pajisë me Certifikimit Global GAP 5 agrobiznese shqiptare, duke nisur nga Janari 2016. Faza e implementimit do të përfundojë Brenda 6-9 muajsh, ndërsa kompanitë do të garantojnë një cilësi më të mirë të produkteve me standarde më të larta. Çertifikimet Global GAP janë sisteme shumë të forta të menaxhimit të cilësisë për agro-përpunuesit shqiptarë në mënyrë që ata të rrisin eksportet për në vendet Evropiane.