Lajmet

CBS Prezanton Sistemin LORES Përpara një Auditori Rajonal

CBS duke prezantuar LORES në Konferencën e USAID Rajonal ‘Akses në financime” në Shkup, Maqedoni

Dhjetor 2015 - LORES, sistemi i referimit të kredive i ndërtuar si pjesë e projektit AgroKapital, ishte një prej prezantimeve në Konferencën e USAID Rajonal ‘Akses në financime” zhvilluar në Shkup, Maqedoni.

Eventi, i cili mblodhi së bashku përfaqësues të misionit të USAID në rajon, agrobiznese dhe drejtues të lartë të bankave dhe insitucioneve financiare, u fukusua në këmbimin e eksperiencës për praktikat më të mira të bashkëpunimit.

Në konferencë, bashkë me ekspertët e CBS morën pjesë edhe ekipet e tri prej bankave të mëdha në Shqipëri; Raiffeisen, ProCredit dhe Credins, si parnere të LORES. Prezantimi u prit me interes shumë të lartë, vijuar me një seancë pyetje-përgjigjesh nga përfaqësues të insitucioneve të ndryshme financiare rajonale, duke zbuluar potencialin e përdorimit të sistemit LORES në sistemet e tyre të brendshme të financimit.