Lajmet

Tregu më i Madh Agro në Elbasan - Histori suksesi e CBS

Dr.Catherine Johnson, Drejtore e Misionit të USAID/Shqipëri dhe Dennis Wesner, Zyrtar përgjegjës për Programet e Zhvillimit në USAID/Shqipëri, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv ë CBS, z.Enio Jaço dhe përfaqësues të organizatës CBS bënë një vizitë në mjediset e Tregut të madh Agro Ushqimor në Elbasan.

 

CBS përmes projektit AgroKapital më parë dhe përmes projektit të ri SmartCapital vijon të mbështesë plotësisht agrobizneset shqiptare në çdo hallkë të mundësisë së financimit për investimet e tyre ambicioze.

Një histori suksesi arritur përmes mbështetjes së CBS-së është investimi për Tregun më të madh Agro Ushqimor në Elbasan me një vlerë prej 2.2 Milion euro.

Faktet e investimit janë vërtet të konsiderueshme. 500 vende të reja pune. 100 subjekte agrobiznesi që operojnë brenda tregut. Me synimin; 100 përqind të energjisë nga panelet diellore, investim prej 1.9 Milion dollarë amerikanë dhe një qendër grumbullimi të dedikuar për eksporte me një vlerë 0.9 Milion dollarë amerikanë.

Për të përmbushur ëndrrën e tij, z. Petrit Çela, sipërmarrësi i Tregut, u mbështet në asistencën e dy projekteve AgroKapital dhe së fundmi SmartCapital, të dy projekte të UDAID të zbatuara nga organizata CBS. Dr.Catherine Johnson, Drejtore e Misionit të USAID/Shqipëri dhe Dennis Wesner, Zyrtar përgjegjës për Programet e Zhvillimit në USAID/Shqipëri, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv ë CBS, z.Enio Jaço dhe përfaqësues të organizatës CBS bënë një vizitë në mjediset e investimit.

Petrit Çela është fitues i dy granteve kombëtare prej 150 mijë dollarë amerikanë, përmes asistencës teknike dhënë nga projekti AgroKapital. Mbështetje ka pasur edhe përmes sistemit të kredive LORES për të arritur përmes granteve dhe kredive vlerën prej 600 mijë dollarë amerikanë të investimit. Përmes kësaj mbështetjeje, zoti Çela jo vetëm ndërtoi një treg modern agro-ushqimor në Elbasan me 500 njerëz të punësuar, por arriti të marrë gjithashtu çertifikimin ISO 22 000 në kuadër të programit rajonal të USAID B-REDI. Tregu Agro Ushqimor i Elbasanit është i vetmi treg në Shqipëri, që ka një çertifikim të tillë për standardet e sigurisë ushqimore.

Duke përgëzuar zotin Çela për gjithë këtë punë të madhe të bërë me mbështetjen e CBS-së, zonja Johnson theksoi se ky është një investim i jashtëzakonshëm.”Kjo punë dhe ky vizion fantastik janë historia e suksesit që ne dëshirojmë për agrobizneset shqiptare. Është pikërisht ajo që ne duam për bujqësinë shqiptare. Agrobiznese me standarde të larta të cilësisë, me kaq shumë njerëz të punësuar dhe me kaq shumë fruta e perime të freskëta dhe cilësore”, Dr Johnson theksoi.

"Këtë investim e kam pasur ëndërr të madhe. Projekti AgroKapital më ndihmoi për të realizuar ëndrrën time, duke më dhënë shumë mbështetje, duke më ndihmuar në përgatitjen e të gjitha dokumentave për grante dhe kredi. Unë nuk dija pothuajse asgjë mbi dokumentacionin dhe nuk ia kisha idenë procedurave. Dhe jam shumë mirënjohës për mbështetjen e dhënë nga projekti i USAID-it dhe CBS ", pohon Z. Cela me krenari për atë që ka bërë këto tre vite.

Mbështetja e CBS-së ka bërë që Z.Çela të vijojë i sigurt ambicjet e tij. Ai ka në plan të përmirësojë dhe të rrisë biznesin e tij përmes dy investimeve të reja shumë të rëndësishme – me vlerë totale të kombinuar prej 2.8 Milion dollarë amerikanë. Së pari, ai ka në plan të instalojë një sistem të paneleve diellore që të mbulojë plotësisht shpenzimet e energjisë elektrike të të gjithë objektit, si dhe energjinë e konsumuar nga të 56 njësitë e tregtimit brenda Tregut Agro Ushqimor.

Investimi ka një vlerë prej 1.9 Milion dollarë amerikanë. Së dyti, ai ka në plan të zgjerojë investimin me një Qendër grumbullimi të fruta-perimeve të destinuara për eksport me vlerë 0.9 Milion dollarë amerikanë. Petriti përsëri do të këtë mbështetjen e projektit SmartCapital zbatuar nga CBS –së me një Plan Biznesi të dedikuar dhe lehtësim të financimit. Vlera e investimit do të mundësohet përmes Granteve IPARD 2 (grantet e BE-së dhe Qeverisë shqiptare), grante të cilat i japin prioritet investimeve në energjinë e rinovueshme. Këto investime pritet të jenë edhe me më shumë kosto efektive në të ardhmen.