Lajmet

USAID / Shqipëri dhe CBS nisin projektin Brand Albania për një markë kombëtare për produktet cilësore agroushqimore

Nisja e Projektit Brand Albania u zhvillua më 28 shkurt në Hotel Plaza në Tiranë dhe mblodhi më shumë se 70 pjesëmarrës nga mbi 30 organizata

Nën mbikëqyrjen e Programit të USAID-it për Rritjen e Ekonomisë Rajonale (REG), USAID / Shqipëri, së bashku me Partnerin e Implementimit Lokal Creative Business Solutions (CBS), ka nisur një projekt për të zhvilluar një markë kombëtare për produkte ushqimore autentike shqiptare.

Projekti, nëpërmjet një kontributi prej $ 500,000 nga Programi për Rritjen Ekonomike Rajonale (REG), do të ofrojë asistencë të drejtpërdrejtë teknike për sektorin privat, falë përkrahjes dhe bashkëpunimit me Qeverinë Shqiptare (QSH) për të krijuar "Brand Albania", një organizatë ombrellë markë që promovon prodhime vendore të cilësisë dhe iniciativat e lidhura me turizmin.

Nisja e Projektit Brand Albania u zhvillua më 28 shkurt në Hotel Plaza në Tiranë dhe mblodhi më shumë se 70 pjesëmarrës nga mbi 30 organizata. Të pranishëm ishin edhe Përfaqësuesja e Misionit të USAID-it, Dr. Catherine Johnson, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Z. Niko Peleshi, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi dhe dy zëvendësministra z. Ilir Halilaj dhe z. Hajrulla Çeku, znj. Maryam Salim, Z. Matteo Colangeli nga BERZH, Znj. Nadia Kyuchukova, Delegacioni i BE-së, disa përfaqësues nga GIZ, dhe pjesëmarrës të tjerë.

Projekti Brand Albania është organizuar si dhe do të zbatohet përmes një strukture tre-shtresore: Komiteti Drejtues i aktorëve kryesorë për kontributin pjesëmarrës, vendimmarrjen dhe udhëheqjen; Organi Këshillëdhënës, i cili do të ofrojë ekspertizë për produkte, sektorë apo rajone specifike; dhe Grupi i Vëzhguesve, i përbërë nga organizata donatore, që synon të mbikëqyrë aktivitetet e projektit dhe qëndrueshmërinë e tij.

Shtatë institucione publike dhe private janë përzgjedhur për t'u bërë anëtarë të Komitetit Drejtues dhe do të konsolidojnë përpjekjet për zbatimin me sukses të Projektit Brand Albania. Këto përfshijnë Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Shoqatën Shqiptare të Turizmit, Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Dhurata Thanasi-Daneri, specialiste e ushqimit.

Qëllimet kryesore të projektit janë:

- Brand Albania të bëhet një platformë për projektet, iniciativat dhe organizatat që punojnë në sektorin e bujqësisë, turizmit dhe agroturizmit për një dialog më efektiv në nivel kombëtar - Hartimi i iniciativave, ngjarjeve, produkteve, etj.
- Krijimi i një markë kombëtare ombrellë që do të promovojë prodhimet cilësore vendore dhe iniciativat e lidhura me turizmin si dhe do të përmirësojë mundësitë për prodhuesit lokalë të NVM-me
- Përmirësim i ndërgjegjësimit për domosdoshmërinë dhe përfitimet e standardeve dhe certifikimeve ndërkombëtare, duke rritur cilësinë e produkteve dhe mundësitë për eksportet e ardhshme

Pjesa zyrtare u pasua nga pritja, ku të pranishmit patën mundësi të shijonin disa prej produkteve ushqimore autentike shqiptare. Produktet janë ofruar me dashamirësi nga Znj. Dhurata Thanasi-Daneri, përfaqësuese e një dyqani ushqimor autentik, Luga e Argjendte dhe Silvana Pinari-Subashi nga Shoqata e Ullirit Shqiptar dhe përfaqësuese e kompanisë Subashi.