Lajmet

CBS Zhvillon Trajnime Informuese mbi Menaxhimin Mjedisor për Agjencitë e Zhvillimit Rajonal

 

Ekspertët e Creative Business Solutions gjatë trajnimeve informuese dhe ndërgjegjësuese mbi mjedisin për stafin e Agjencisë për Zhvillimin Rural 2 dhe Agjencinë Rajonale për Zhvillim Ekonomik

Ndryshimet e shpejta të klimës po ndodhin me ritëm gjithmonë e më të shpejtë. Temperaturat ekstreme, shirat e dendur dhe përmbytjet tregojnë se më shumë përpjekje janë të nevojshme në këtë drejtim. Ndërgjegjësimi i njerëzve është çelësi për një mjedis më të mirë.

Në kuadër të komponentit mbi Energjinë dhe Mjedisin të projektit SmartCapital, Creative Business Solutions zhvilloi dy trajnime informuese dhe ndërgjegjësuese mbi mjedisin për stafin e dy institucioneve publike.

Trajnimet u kryen përkatësisht me Agjencinë për Zhvillimin Rural 2 dhe Agjencinë Rajonale për Zhvillim Ekonomik, institucione të angazhuara për të përmirësuar sistemet e menaxhimit mjedisor në ambjentet e punës.

Trajnimet informuan stafin e Agjencive Rajonale mbi aspektet mjedisore dhe energjetike që lidhen me aktivitetet e përditshme dhe praktikat në zyrë.
Hapi tjetër i implementimit të Sistemit të Menaxhimit të Mjedisit shoqërohet me përfitime të rëndësishme, si parandalimi i ndikimeve negative ne mjedis, zvogëlimi i ndjeshëm i kostove të energjisë elektrike, karburantit, konsumit të ujit dhe implementimi i iniciativës "zero plastikë" në mjediset e punës.

Creative Business Solutions (CBS) ofron zgjidhje miqësore ndaj mjedisit për NVM-të dhe organizatat përmes implementimit të EMS.

Zgjidhjet përshtaten në bazë të nevojave të klientëve dhe ofrojnë përfitime të qëndrueshme financiare dhe mjedisore.

Organizatat e asistuara përmirësojnë ndjeshëm menaxhimin e rrezikut mjedisor dhe harmonizojnë standardet operacionale me standardet e BE-së.

 

Trajnimet e ekspertëve të CBS informuan stafin e Agjencive Rajonale mbi aspektet mjedisore dhe energjetike që lidhen me aktivitetet e përditshme dhe praktikat në zyrë.