Lajmet

CBS Mes 30 Organizatave Të Përzgjedhura nga Banka Evropiane e Investimeve Për Të Përfituar Asistencë Mbi Pronësinë Intelektuale

Gjatë prezantimit të Projektit financuar nga Programi i Mbështetjes së Bankës Evropiane të Investimeve 2 për Asetet dhe Pronësinë Intelektuale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

CBS është përzgjedhur mes 30 organizatave për të përfituar nga Programi i Asistencës Mbi Pronësinë Intelektuale.

Programi është projektuar për të ofruar asistencë për Pronësinë Intelektuale të Sipërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme inovative nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, që përfshin të gjitha fushat e teknologjisë.

Projekti financohet nga Programi i Mbështetjes së Bankës Evropiane të Investimeve 2 për Asetet dhe Pronësinë Intelektuale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Iniciativa është pjesë e Entit për Zhvillim dhe Inovacion të Sipërmarrjeve të Ballkanit Perëndimor (WB EDIF). Projekti zbatohet nga ClearViewIP, një sipërmarrje globale konsulence mbi Pronësinë Intelektuale me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.

CBS ka marrë vëmendje dhe vlerësim kombëtar dhe rajonal për zhvillimin e një sërë produkteve inovative dhe teknologjike.

Produktet e reja konvertojnë ekspertizën e CBS në Bujqësi, Financim dhe Turizëm në produkte praktike, konkrete dhe bashkëkohore.

Një nga këto produkte, LORES (www.lores.al) është një platformë innovative bankare që ka gjeneruar kredi me vlerë mbi 7 Milionë dollarë për agrobizneset në të gjithë Shqipërinë.

Dy platforma të tjera, IntoAlbania (IntoAlbania.com) dhe AGIS (Agis.al) kombinojnë elemente të tilla si përmbajtja e të dhënave dhe e-commerce në një mënyrë të re, me qëllim lehtësimin e tregtisë dhe investime të reja.

Në kuadër të këtij projekti të Bankës Evropiane të Investimeve, CBS do të përfitojë asistencë teknike për të vlerësuar potencialin e produkteve të tilla si LORES për të konkurruar në tregjet globale.

Projekti do të shërbejë si një vlerësim teknik i objektivit të CBS për të pasur një patente të regjistruar dhe të çertifikuar në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

CBS u përzgjodh mes 30 organizatave për të përfituar nga Programi i Asistencës Mbi Pronësinë Intelektuale