Lajmet

Prodhimet 100% shqiptare me çertifikimin OriginAL nga BRAND ALBANIA prezantohen në Samitin Botëror të Turizmit të Aventurës në Itali

Toscana, Montecatini Terme, Itali. 15-18 tetor - Produktet 100% shqiptare të certifikuara nga OriginAL kanë mbështetur pjesëmarrjen e Shqipërisë në Samitin Botëror të Turizmit të Aventurës (Adventure Travel Summit).

Organizuar nga Shoqata e Tregtisë së Udhëtimeve të Aventurës, Samiti Botëror i Turizmit të Aventurës (ATWS2018) përfshin operatorët turistikë, spublicistët dhe personalitetet e turizmit të aventurës, bordet e turizmit, partnerët e industrisë dhe përfaqësues të nivelit të lartë.

Ky organizim përfshin më shumë se 1,000 anëtarë nga më shumë se 100 vende të botës. Viti 2018 shënon herën e parë që Shqipëria merr një rol si partneri kontribues i ATWS2018 dhe gëzoi mundësinë për t'u njohur si një destinacion i turizmit të aventurës me potencial të lartë nga partnerët anembanë globit.

Gjithashtu ishte hera e parë që marka origjinale e prodhimeve 100% shqiptare , OriginAL u prezantua në publik. Mbi 800 delegatë nga 67 vende të botës, të pranishëm në Samitin e këtij viti, patën rastin të shijonin çajin e malit OriginAL dhe mjaltin e gështenjës OriginAL dhe ta marrin atë me vete në vendet e tyre si dhuratë nga Shqipëria.

Çaji shqiptar i malit prodhohet nga Illyrian Pantheon, një ide e kompanisë Subashi që është njohur për prodhimin e vajit të ullirit me cilësi të lartë në Marikaj, Shqipëri për më shumë se një dekadë.

Prodhuesi mori ndihmë nëpërmjet projektit Brand Albania në përtëritjen dhe ripaketimin e produktit për të ofruar një mostër produkti të ri, i përshtatshëm për qëllime promovuese dhe suvenire.

Mjalti shqiptar i gështenjës prodhohet nga kooperativa bujqësore "Reçi Prodhimtar - Malësi e Madhe" nga zona e njohur për gështenja me cilësi të lartë dhe mjaltin e gështenjës në Reç, Malësi e Madhe, në Shqipërinë Veriore.

Gështenjat dhe mjalti i gështenjës së rajonit të Malësisë së Madhe kanë marrë statusin ligjor të "Indikacioneve Gjeografike" në Shqipëri me mbështetjen e MADA dhe Projektit të Ruajtjes dhe Vlerësimit të Biodiversitetit Rural në Malet e Ballkanit nga CIHEAM dhe Ambasada e Francës në Shqipëri.

Prodhuesi i mjaltit të gështenjës ka marrë gjithashtu ndihmë përmes projektit Brand Albania për markim dhe ripaketim. Aktualisht, paketimi më i vogël e këtij produkti vjen në kavanoza qelqi prej 1 kilogram.

Paketimi i ri OrigiAL vjen në një kavanoz qelqi prej 100 gramësh. Ofrimi i kësaj madhësie produkti mundëson më shumë kërkesa për tregun e brendshëm, sidomos nga turistët që udhëtojnë në Shqipëri nga linjat ajrore me kosto të ulët.

OriginAL (origjina-Shqipëri) është një markë kombëtare për prodhimet autentike 100% shqiptare të krijuara nga Brand Albania, një iniciativë e projektit USAID për Rritjen Ekonomike Rajonale (REG), në partneritet me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, palëve të tjera private dhe publike.

Misioni i OriginAL është të mxisë agroturizmin duke promovuar karakteristikat unike dhe cilësore të produkteve bujqësore shqiptare të përzgjedhura, duke përdorur produkte si "ambasadorë" të turizmit. Çdo produkt që aplikohet për markimin OrigiAL i nënshtrohet një ekzaminimi të plotë bazuar në një sërë kriteresh të miratuara për të përcaktuar nëse markë OriginAL mund të jepet. Këtu një ndër kriteret më të rëndësishme është se një produkt ose 100% e të gjithë përbërësve të produktit të kenë origjinën nga Shqipëria.

* Nën mbikëqyrjen e programit të USAID-it për Rritjen e Ekonomisë Rajonale (REG), USAID / Shqipëri së bashku me Partnerin e Implementimit Lokal, Creative Business Solutions (CBS) ka nisur një projekt për të zhvilluar një markë kombëtare për produkte ushqimore autentike shqiptare. Projekti, nëpërmjet një kontributi prej $ 500,000 nga Programi Rritja e Zhvillimit Ekonomik Rajonal (REG) do të ofrojë asistencë të drejtpërdrejtë teknike për sektorin privat, duke inkurajuar përkrahjen dhe bashkëpunimin me Qeverinë Shqiptare për të krijuar "Brand Albania", një organizatë ombrellë markash që promovon produkte cilësore vendore idhur me iniciativat e zhvillimit të turizmit.