Lajmet

Projekti Brand Albania Realizon Ditët 'Mësojmë Duke Punuar' në Pesë Ferma AgroTourizmi në Shkodër

Kineastët dhe mikpritësit e tyre duke përshëndetur. Foto nga Step It Up, ndiqini në Instagram @stepitupworld

Projekti i USAID, Brand Albania, në bashkëpunim me CEED AgroTourism Albania, zhvilloi evente të hapura 'Mësojmë Duke Punuar' (Learn-by-Doing) me qëllim demonstrimin e aktiviteteteve dhe mundësive gastronomike të ofruara nga fermat e sapo rinovuara të qarkut të Shkodrës.

Aktiviteti u zhvillua në 5 nga 6 fermat që projekti USAID / CEED po transformon në destinacione agro-turistike. Eventi 'Mësojmë Duke Punuar' u zhvillua në Shkodër më 16-18 Tetor 2018. Aktiviteti u udhëhoq nga ekspertë ndërkombëtarë të Projektit Brand Albania, së bashku me një grup kineastësh profesionistë nga SHBA dhe Meksika. Grupi i kineastëve ishin në Shqipërinë e Veriut për të realizuar një dokumentar mbi turizmin për rrjetin National Geographic Open Explorer si dhe nismën Stepitup World.

Gjatë këtij aktiviteti tre-ditor, ekipi u përfshi në përvojat lokale duke filluar nga mbledhja e frutave dhe perimeve vendase, përpunimi i lëngjeve dhe specialiteteve të reçelit, në përgatitjet tradicionale të byrekëve dhe përpunimit të verës.

Pjesëmarrësit në aktivitetin e përgatitjes së lëngut të shegës

Ky aktivitet u vjen në ndihmë fermave agroturistike, në mënyrë që ata të krijojne ofertat e tyre me shërbime autentike për vizitorët që kërkojnë të përjetojnë eksperiencen e 'të jetuarit si shqiptar'. Një dokumentar rreth pesë fermave të agroturizmit do të transmetohet në rrjetin National Geographic Open Explorer gjatë muajit Nëntor 2018.

REG’s Jack Delf, Brand Albania’s Liana Suleymanova dhe CEED’s Ardiola Alikaj pjesemarres ne mbledhjen e patateve ne pregatitje per aktivitetin gastronomik (gatim me patate) drejtuar nga Zina Markaj (pronare/ ATF)

Ditët 'Mësojmë Duke Punuar' përmbledhin një seri aktivitetesh të organizuara nga Brand Albania për të mbështetur industrinë e agro-turizmit në mënyrë qe t'u ofrojë pjesëmarrësve mjeshtëri dhe ide praktike për të zhvilluar oferta të reja turistike në turizmin e eksperiencës rurale dhe të gastronomisë vendore.
Kjo fazë demonstrimi do të vijohet nga Festa 'Mësojmë Duke Punuar' ku të ftuarit, si partnerët tregtarë ndërkombëtarë, publicistët e turizmit të aventurës ose agjensitë turistike shqiptare të interesuara, do të përjetojnë eksperienca të reja gastronomike dhe agro-turistike.

Shëtitje mes Vreshtave, ATF “Kantina Kopliku”