Lajmet

CBS merr pjesë në mbledhjen e 6-të Komitetit të Përbashkët të Monitorimit të Programit IPA CBC Maqedoni - Shqipëri të Bashkimit Evropian

Znj. Fotjona Tace, Koordinatore e Projektit gjate prezantimit te arritjeve dhe impaktit te projektit gjate vitit te pare

Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Evropian midis Maqedonisë dhe Shqipërisë organizoi Takimin e 6-të Komitetit të Përbashkët të Monitorimit më 1 shkurt 2019 në Korçë. Praktika e Komitetit me perfituesit e Granteve të Thirrjes së Parë të Propozimeve mblodhi dy përfitues kryesorë në Prioritetin Tematik 2 për të prezantuar projektet dhe planin e punes. CBS, si Partner kryesor i projektit “Standartet Bujqësore dhe Çertifikimet, Ndërtimi i Kapaciteteve Mbi Përthithjen e Financimit dhe Strategjitë e Marketingut në Mbështetjen e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë”, paraqiti rezultatet dhe impaktin e arritur gjatë vitit te parë të projektit. Gjatë takimit monitorues, perfaqesuesit e projekteve prezantuan aktivitetet e planifikuara per vitin e dyte.

"Standartet Bujqësore dhe Çertifikimet, Ndërtimi i Kapaciteteve Mbi Përthithjen e Financimit dhe Strategjitë e Marketingut në Mbështetjen e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë" është një projekt 2-vjeçar i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar. Projekti synon të forcojë sektorin e bujqësisë, kapacitetin prodhues të NVM-ve dhe qasjen në treg nëpërmjet Certifikimit të Standardeve të Sigurisë Ushqimore, Ngritjes së Kapaciteteve për të absorbuar fondet e BE-së si dhe zhvillimin e strategjive të marketingut.