Lajmet

CBS Bëhet Pjesë e Dixhitalizimit për Inovacion në Konferencën Ndërkombëtare të EBRD në Egjipt

Foto- EBRD

Zgjidhjet e zgjuara teknologjike krijojnë mundësi dhe ide të reja në një mjedis, i cili po dixhitalizohet me shpejtësi. CBS është nismëtare në krijimin dhe zhvillimin e sistemeve dixhitale financiare inovative që lehtësojnë operacionet e tregut në kreditim, zhvillimin e tregtisë dhe eksporte.

Nga e majta në të djathtë, Znj. Liana Suleymanova, Drejtore e Zhvillimit të Biznesit dhe z. Enio Jaço, Drejtor Ekzekutiv gjatë një seance plenare. Foto- EBRD

Ndërsa zhvillon portofolin e saj dixhital, Creative Business Solutions merr pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare mbi "Dixhitalizimi: Mundësitë për Inovacion në fushen e Konsulencës" organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kajro, Egjipt.

Një panel i larmishëm nga përfaqësues të Ludic Group, Social Media Alive, IMD dhe PwC drejtoi diskutimet mbi tregun global të dixhitalizimit. Nga shitjet dixhitale e shërbimet e konsulencës, kompanitë në hapat e parë të zhvillimit dhe inovacionit u qasën me mundësitë për të eksploruar dhe shfrytëzuar dixhitalizimin si një nga drejtimet që po orienton ndryshimet ekonomike dhe sociale.

Konferenca ofroi mundësinë e kombinimit të përvojës me inovacionin për të zhvilluar më tej kompanitë e këshillimit. Foto- EBRD

Më shumë se 200 pjesëmarrës nga 31 vende ishin pjesë e konferencës për të diskutuar zhvillimin e strategjisë dixhitale dhe inovacionit, duke shkëmbyer njohuri në të ardhmen dixhitale të kompanive të tyre. Gjatë dy ditëve të konferencës,u organizuan rreth 11 sesione plenare dhe informuese që analizonin industrinë e konsulencës në kontekstin dhe epokën e revolucionit dixhital.