Lajmet

Iniciativa e USAID / REG 'Brand Albania' prezanton modelin “Learning by Doing” për 32 Agrobiznese në Veri të Shqipërisë

Projekti i USAID / REG ‘BrandAlbania’, implementuar nga partneri lokal Creative Business Solutions asistoi agrobizneset rurale në Shqipëri në ndërtimin e ‘urave’ midis mundësive në dispozicion dhe tendencave të tregut. Me misionin për të zhvilluar një markë autentike 100% shqiptare, BrandAlbania po mbështet gjithashtu agrobizneset në zonat e thella rurale të Shqipërisë për të zhvilluar më tej modelin e tyre të biznesit.

Dy trajnime u organizuan nën ombrellën e iniciativës "Learning by Doing" të Brand Albania në Shkodër dhe Peshkopi, ku u vizituan prodhuesit potencialë për çertifikimin OriginAL dhe destinacionet e turizmit rural. Trajnimet “Learning by Doing” në mbështetje të zhvillimit të agroturizmeve në Shqipëri në bashkëpunim me Projektin e USAID/ ALCDF Diber Trail and Tradition (D2T) dhe Qendrën e Informacionit të Turizmit (TIC) u zhvilluan nga Specialisti i Zhvillimit të Produkteve të Turizmit të USAID / REG, Z. Jack Delf.

Seria e katërt e “Learning by Doing” mblodhi 32 përfaqësues të bizneseve potenciale të turizmit bujqësor dhe rural në zonën e Shkodrës dhe Dibres. Trajnimet prezantuan tendencat më të fundit të kërkesave të konsumatorëve në sektorët e turizmit; raste studimore agroturizmi dhe sjelljet e konsumatorit. Agrobizneset u njohën me bazat e menaxhimit të biznesit të agroturizmit, bazat e shërbimit të turizmit si dhe teknika marketing dhe promovimi për bizneset.

USAID/REG’s Specialisti i Zhvillimit te Produkteve Turistike Z. Jack Delf, përgjatë trajnimit në Shkodër

Gjatë udhëtimit dy-ditor, ekipi vizitoi biznese dhe agrobiznese të njohura në rajon. Rajoni i Dibrës është i famshëm për një shumëllojshmëri të produkteve, tashmë histori suksesi. Ekipi prezantoi disa nga përvojat më të mira si biznesi i Dashurie Zerja që prodhon Jufkat e Arta të Dibrës, simboli i grave të Dibrës, trashëgimia e tyre në kuzhinën tradicionale shqiptare. Fshati Rabdisht, një model i ri pilot turistik, i cili ofron përvojë gjithëpërfshirëse, mbështetur nga projekti USAID / ALCDF D2T dhe Kop Frut Dibër, një fabrikë moderne e prodhimit dhe përpunimit të frutave që prodhon lëng molle 100% natyral.

 

Pregatitja e Jufkave të famshme Dibrane tek Agro Zerja          Mollët e “Kop Frut Diber”përpara përpunimit

“Learning by Doing” janë një seri aktivitetesh të organizuara nga Brand Albania për të mbështetur industrinë e agro-turizmit në mënyrë qe t'u ofrojë pjesëmarrësve mjeshtëri dhe ide praktike për të zhvilluar oferta të reja turistike në turizmin e eksperiencës rurale dhe të gastronomisë vendore.