Lajmet

CBS mbështet 26 fermerë e biznese bujqësore me aplikimet për grantet IPARD-like

16 nga kërkesat e fermerëve për grante ishin për investime në makineri bujqësore, veçanërisht traktorë

8 Maj 2014 - Creative Business Solutions CBS përfundoi një periudhë intensive pune me fermerë dhe agrobiznese vendase, gjatë së cilës ofroi mbështetje dhe këshillim mbi aplikimet për grante nga fondi i akorduar nga Bashkimi Evropian për zhvillimin bujqësor në Shqipëri, IPARD-like.

Një total prej 26 fermerësh dhe agrobiznesesh, të asistuar nga CBS, përfunduan në kohën e duhur aplikimet, duke përmbushur të gjitha detyrimet dhe kërkesat specifike të programit të granteve. 16 nga kërkesat për grante ishin për investime në makineri bujqësore, veçanërisht traktorë, katër aplikime ishin për investime në magazina dhe dhoma frigoriferike, tre aplikimet për investime në sera dhe pjesa tjetër e aplikimeve për makineri apo teknologji përpunuese. Vlera totale e grantit të kërkuar për financime nga të gjithë fermerët dhe bizneset bujqësore ishte 2.7 milionë USD.

Zona që regjistroi numrin më të madh të aplikimeve ishte komuna e Xarrës, në Sarandë. Kërkesa për mbështjetje me aplikimet erdhen gjithashtu edhe nga qytetet e Shkodrës, Fierit, Lushnjës dhe Korçës. CBS u erdhi në ndihmë bizneseve përgjatë gjithë procesit të aplikimeve. Mbështjetja e CBS përfshinte përgatitjen e planit të biznesit, pasqyrave financiare, këshillimin mbi mjetet dhe aparaturat e përdorura etj. Agjencitë përgjegjëse për ndarjen e fondeve të IPARD-like në Shqipëri, AZHBR dhe GIZ pritet të analizojnë aplikimet dhe të shpallin fituesit brenda muajit Korrik të vitit 2014.