Shërbimet

Këshillim për Institucionet Financiare

CBS ofron shërbime këshilluese për Bankat dhe Institucionet Financiare të dedikuara për financim të sektorëve në nevojë dhe me perspektivë për zhvillim. CBS bashkëpunon me Institucionet Financiare të cilat synojnë të krijojnë produkte të reja ose të përmirësojnë në mënyrë të përshpejtuar proçeset ekzistuese/portofolet për të arritur objektivat e biznesit të tyre. Konsulentët e CBS-së janë ish bankierë me njohuri të thella të sektorëve bankarë dhe me ekspertizë të fortë teknike dhe të industrisë specifike.

Shërbimet për Institucionet Financiare nisin me analizimin e produkteve ekzistuese dhe përfundojnë me zgjidhje teknike për të arritur qëllimet e kompanisë. Çdo zgjidhje është përshtatur në bazë të aftësive unike të klientit dhe mundësive të tregut. Këto zgjidhje kanë çuar në krijimin e segmenteve dhe produkteve të reja të kreditimit. Produktet e reja janë të kombinuara shpesh me asistencë teknike në lidhje me skemat e garancisë së kredive, me fondet e BE-së dhe skemat e tjera të financimit për të nxitur rritjen dhe menaxhuar rrezikun.

Asistenca teknike në lidhje me produktet e reja është e kombinuar me mbështetjen për të organizuar strukturat e brendshme, grupet e synuara të konsumatorëve dhe metodat e promovimit. Për më shumë mbështetje në krijimin e produkteve të reja janë ofruar trajnime për oficerët e kredisë dhe menaxherët kryesorë. Gjithashtu, është ofruar një gamë e gjerë zgjidhjesh për sistemet. CBS u rekomandon një sërë bankave klientët SME të kualifikuar për kredi përmes një sistemi të referimit të kredisë. Bankat pjesëmarrëse përdorin këtë sistem për të përfituar nga një kredi e re dhe për të ndjekur efikasitetin e proçesit të miratimit/referimit. Modelet Score Card janë përshtatur për banka të veçanta për të rritur shpejtësinë dhe saktësinë e vendimarrjes për kreditim. Në shërbime përfshihen Karta Teknologjike, që janë sisteme informacioni mbi produktivitetin e nënsektorëve të agro-industrisë, që shërbejnë për rritjen e cilësisë së vendimarrjes së kreditimit dhe mitigimit të riskut.

Shërbime:

  • Zhvillim produktesh të reja dhe menaxhim portofoli
  • Asistencë teknike për nënsektorët bujqësorë
  • Përshtatje e programit të Garancive të Kredisë
  • Financim i bujqësisë dhe Lizing (qera financiare)
  • Mbështetje për kredidhënien për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME)
  • Sisteme Menaxhimi të Marrëdhënieve me Klientin (CRM)
  • Trajnime për rritjen e kapaciteteve menaxhuese
  • Zhvillim i sistemeve të automatizuara të vlerësimit të kredive
  • Financim i investimeve mbështetur në energji të pastër dhe efektive
  • Mbështetje për sipërmarrjet dhe pushtetin lokal