Shërbimet

Rritje ekonomike e Sipërmarrjeve të Sektorit Privat

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme SME-të, përfaqësojnë 95% të bizneseve dhe 80% të PBB-së. Shpesh ato nuk kanë burime të mjaftueshme për të menaxhuar në mënyrën e duhur biznesin e tyre me detyrimet ligjore si kontabiliteti, deklaratat fiskale, sigurimet, pagesat e faturave etj. Për të zhvilluar biznesin ata duhet të përcaktojnë produktin më fitimprurës ose teknologjinë e duhur për sektorin e tyre, por nuk kanë burimet e mjaftueshme për një studim të mirëfilltë.

Për të asistuar SME-të për një menaxhim profesional të biznesit të tyre, CBS ofron dy shërbime: 1) Shërbime për Menaxhim Biznesi dhe 2) Shërbime për Rritje Biznesi. Shërbimet e menaxhimit të biznesit përfshijnë shërbime të përditshme ose periodike, për të mbështetur proçedurat e biznesit. Ato përfshijnë mbështetje me proçeset ligjore-administrative, duke përfshirë regjistrimin e biznesit apo pajisjen me licençat profesionale dhe shërbimet mbështetëse financiare siç janë praktikat e regjistrimit të transaksioneve financiare, praktikat e kontabilitetit dhe përgatitja e pasqyrave financiare.

Shërbime të tjera të menaxhimit përfshijnë planifikimin e biznesit, deklaratat fiskale, praktikat e deklarimit të taksave shtetërore apo lokale, të sigurimeve etj. Shërbimet për rritjen e biznesit përfshijnë shërbimet e dedikuara për përshpejtimin e rritjes së kompanive, si studim tregu, targetim të klientëve, zhvillim produktesh, mundësi për financim, depërtim në tregje të reja dhe plane të plota biznesi.

Shërbime:

  • Plane investimi dhe mbështetje teknike
  • Analizë e konkurencës dhe këshillim tregëtar
  • Shërbime kontabiliteti dhe hedhjes së të dhënave
  • Mbështetje në hallkat e zinxhirit të vlerave bujqësore
  • Mbështetje për plotësimin e standardeve ushqimore si ISO, EU dhe NA
  • Mbështetje për krijimin e shoqatave dhe kooperativave
  • Mbështetje të investimeve në efiçiencën e energjisë së gjelbër