Shërbimet

AgroMarketing

Pavarësisht burimeve të mëdha bujqësore, bizneset e agro-përpunimit nuk arrijnë të plotësojnë kërkesën e tregut për produkte ushqimore. Si pasojë, Shqipëria është ende një importuese e produkteve ushqimore.

Një nga sfidat më të mëdha për rritjen e agrobizneseve është përdorimi i duhur i marketingut si instrument parësor në vendosjen e produkteve në treg. Kompanitë e vogla nuk përdorin aspak marketing ndësa agrobizneset e mëdha investojnë në fushata të kushtueshme por shpesh jo efikase promovimi. CBS ofron një strategji të gjithanshme për agrobizneset. Shërbimi thelbësor është Plani Strategjik i Marketingut, i cili është hartuar sipas një agrobiznesi specifik. Ky plan bazohet në një analizë gjithëpërfshirëse të produkteve të biznesit, mundësive të marketingut dhe promovimit të markës.

Plani ofron zgjidhje për përmirësim të produkteve, përfshirë plotësimin e standardeve teknike dhe ndërkombëtare, targetim dhe identifikim të kërkesave të klientëve dhe planifikim të shpërndarjes efikase së produkteve. Ky plan ofron gjithashtu shërbime për rritje të imazhit të markës së produkteve për t’i bërë ato më tërheqëse dhe cilësore, përfshirë zhvillim të identitetit të markës, krijim të lidhjeve të reja në treg, fushata promovuese si edhe marketing online dhe në rrjetet sociale.

Shërbime:

  • Strategji dhe planifikim marketingu
  • Analizë teknike dhe promovim produktesh
  • Krijim dhe promovim i identitetit të kompanisë
  • Mbështetje në marketingun online
  • Liçensim dhe standardizim i produkteve
  • Krijim i lidhjeve të reja në treg dhe analizë tregu