Historia

Historia

CBS Creative Business Solutions u krijua në vitin 2012 si një organizatë konsulence biznesi për të ofruar këshillim dhe për të krijuar zgjidhje për sipërmarrjet lokale, organizatat, donatorët dhe Insitucionet Financiare. E themeluar nga profesionistë me ekspertizë kombëtare dhe ndërkombëtare, CBS ofron shërbime të vlefshme dhe efektive duke gjeneruar rritje ekonomike për bizneset, përmes konsulencës financiare dhe rritjes së kapaciteteve sipërmarrëse në sektorët e zhvillimit të ekonomisë, në marketing dhe zhvillim biznesi.

 

Mbi 40 vjet ekspertizë dhe performancë

Ekspertët e CBS, dinamikë, të aftë dhe me standarde të larta profesionale kanë një ndërthurje prej mbi 40 vjet përvojë pune në bashkëpunimin me kompani të mëdha, banka dhe institucione financiare, organizata, SME, kompani marketingu dhe organizata ndërkombëtare donatore. Ekipi i CBS përbëhet nga bankierë profesionistë që tani po punojnë në këto projekte zhvillimi. 7 nga 12 konsulentët e CBS kanë punuar më parë në bankat e nivelit të dytë, ndërsa një pjese tjetër kanë eksperiencë në financimin e agrobiznesit. Kjo ka bërë të mundur arritjen e objektivave megjithese ato janë tejet ambicioze, sepse si bankat ashtu edhe agrobizneset gjejnë një gjuhë të përbashkët me kulturën e CBS.

 

Parime dhe vlera

Përgjatë të gjithë aktivitetit të saj CBS udhëhiqet nga parimet dhe vlerat e mëposhtme:

  • Të forcojë rritjen ekonomike të sektorëve në nevojë, duke përfshirë sektorin e bujqësisë
  • Të vendosë standarde të larta të biznesit, duke ofruar një shërbim cilësor me efekt dhe përfitim të matshëm
  • Të veprojë me integritet, përgjegjshmëri, ndershmëri dhe transparencë
  • Të kontribuojë për një mjedis më profesional dhe më produktiv biznesi