Foto Galeria

CBS në partneritet me USAID Event-Mundësi të reja në financimin e Agrobiznesit në Shqipëri

CBS Creative Business Solutions në partneritet me Agjensinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, paraqitën programin AgroKapital, për rritjen e financimit të agrobiznesit shqiptar, në një tryezë të rrumbullaket në Tiranë. Takimi i zgjeruar u hap me fjalimet e Ministrit të Bujqësisë së Shqipërisë, zotit Edmond Panariti dhe të Drejtorit Ekzekutiv të Misionit të USAID në Shqipëri, z. David L. Cowles.