Foto Galeria

CBS në partneritet me USAID, paraqesin rezultatet e një viti AgroKapital

140 pjesëmarrës, përfaqësues të Qeverisë, drejtues të bankave dhe të institucioneve financiare, ekspertë dhe sipërmarrës në bujqësi, donatorë dhe investitorë ishin pjesë e tryezës së diskutimit organizuar nga CBS në partneritet me USAID, ku u paraqitën rezultatet e aktivitetit një-vjeçar të programit AgroKapital, projekt i cili në vitin e parë të aktivitetit mundësoi një financim prej 4.7 Milion Dollarë për bujqësinë shqiptare. Ministri i Bujqësisë së Shqipërisë, zotit Edmond Panariti, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, zoti Donald Lu, Drejtori i Misionit të USAID në Shqipëri, z. Marcus Johnson dhe përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Shqipëri ishin pjesë e takimit, ku u prezantuan edhe dy produktet të reja të AgroKapital, portali informativ për bujqësinë dhe mjedisin, agroweb.org si dhe sistemi i parë i automatizuar i referimit të kredive lores.al.