Foto Galeria

Përfaqësues të Departamentit të Shtetit të SHBA vizitojnë agrobizneset e mbështetura nga projekti AgroKapital

Znj. Alina L. Romanowski, Koordinatore për Ndihmën e Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Eurazi dhe Znj. Christine Tefft, Shefe e Programeve për Europën u shoqëruan nga ekspertët e CBS gjatë vizitës në dy agrobiznese të mbështetura nga projekti AgroKapital në qytetin e Elbasanit. Dy agrobizneset përfituan një shumë prej rreth 550,000 dollarë në financime falë kësaj mbështetje. Gjatë vizitës këto agrobiznese si dhe rreth 15 fermerë të tjerë diskutuan mbi sfidat që hasin sot fermerët shqiptarë dhe shprehën mirënjohje për mbështetjen që u ka dhënë USAID.