Ekipi

Fatmir Nikolli

Këshilltar Biznesi për Tiranën dhe Veriun

Fatmir Nikolli është ekonomist me njohuri të thella në zhvillimin e ekonomisë bujqësore. Ai ka përvojë në proçedurat e administrimit dhe të planifikimit financiar, në kredidhënien për sektorin bujqësor, në aplikimet për përthithje të fondeve si IPARD etj.

Z.Nikolli ka mbajtur pozicionin e asistentit financiar në "DSA Consult", një kompani konsulente dhe kërkimore në fushën e zhvillimit rural, ku ka punuar me proçedurat administrative, raportimin, planifikimin e biznesit, analizat e kostos si dhe përpunimin e planeve të biznesi për IPARD. Ai ka qenë anketues në studimin e Fondit Europian për zhvillimin e Europës Juglindore, Bern, Zvicër lidhur me përdorimin e kredive në sektorin bujqësor. Z.Nikolli është specializuar përmes trajnimeve nga Universiteti i Bolonjës, në Projektin Tempus të Komisionit Europian dhe gjithashtu nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, për Politikat bujqësore të BE mbi zhvillimin rural dhe programin IPARD. Z.Nikolli është diplomuar për Financë-Kontabilitet, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet Master Shkencor.