Ekipi

Fotjona Taçe

Kordinatore e Projekteve

Fotjona Taçe është ekonomiste me eksperiencë në fushën e financave dhe menaxhimit të projekteve. Ajo ka përvojë në hartim, koordinim dhe mbikqyrje të projekteve si edhe në raportime financiare.

Znj. Taçe nisi karrierën e saj në kompaninë Vodafone Albania në departamentin e shërbimeve dhe më pas në Fondacionin Vodafone Albania, e ngarkuar për monitorimin dhe koordinimin e projekteve të Fondacionit, vlerësimin paraprak të aplikimeve dhe kontrollin e raportimeve finaciare të projekteve. Ajo ka punuar ne B.A.D në pozicionin e financieres, përgjegjëse për përgatitjen e listpagesave, si edhe pagesat e detyrimeve tatimore dhe administrative. Më pas, ajo punoi në PLUS Communication, në departamentin e Financës, ku ishte përgjegjëse për analizën e riskut lidhur me dokumentacionin e klientit, vendimmarrjen për miratimin e kërkesave, krijimin, monitorimin dhe finalizimin e proçesit të portabilitetit dhe raportimin në ekipin menaxhues. Në të njëjtën kohë, ajo punoi si menaxhere projekti në “People and Ideas”, përgjegjëse në hartimin, monitorimin dhe finalizimin e zbatimit të projekteve, organizimit dhe kordinimit të takimeve me donatorë, finalizimin e raporteve financiare, transaksionet dhe pagesat bankare. Znj.Taçe është diplomuar për Administrim Biznesi në Universitetin e Tiranës dhe mban një diplomë Master Professional në Administrim Biznesi nga i njëjti Universitet.