Ekipi

Suela Ruseti

Kordinatore e Komunikimit dhe Marketingut

Suela Ruseti ka një përvojë 14-vjeçare në fushën e komunikimit dhe PR. Ajo ka eksperiencë në menaxhimin dhe koordinimin mediatik, organizim e marketing të eventeve si edhe në marrëdhëniet publike.

Ajo nisi karrierën në Departamentin e Informacionit në Radiotelevizionin Shqiptar e më pas, për 5 vjet si gazetare në televizionin Vizion Plus, ku mbuloi kryesisht fushën politike me lajme, informacione, raportime dhe intervista televizive. Më tej ajo punoi për 8 vjet në Kuvendin e Shqipërisë fillimisht si zëdhënëse e Kryetarit të Kuvendit e më pas në funksionin e Këshilltares së Kryetarit të Kuvendit për komunikim dhe PR. Në këtë pozicion ajo ishte përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin efektiv të strategjive mediatike dhe të PR, mbështetjen në hartimin e adresimeve publike të Kryetarit të Kuvendit, marrëdhënieve publike dhe mediatike të shkruar, elektronike dhe online, për takimet në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Ajo është specializuar në trajnime të ndryshme për komunikim dhe marrëdhënie publike në Boston, SHBA, Këshilli i Europës, Strasburg, etj. Znj.Ruseti është diplomuar në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës dhe ka përfunduar Master Shkencor në Studime Evropiane pranë Institutit të Studimeve Evropiane, Tiranë.