Ekipi

Inesa Muraj

Menaxhere e Burimeve Njerëzore

Inesa Muraj është ekonomiste me përvojë në sektorin bankar. Ajo ka eksperiencë në analiza financiare, marrëdhënie me klientët dhe menaxhim të proçedurave administrative.

Karriera e saj ka filluar si pjesë e programit “Bankierët e Rinj” pranë ProCredit Bank me projekte pune të kombinuara me praktikë në profilet kryesore të bankës. Pas kësaj, ProCredit Bank e caktoi në pozicionin këshilluese e bizneseve të vogla, ku kishte përgjegjësinë për mirëmbajtje të portofolit të klientëve, identifikimin e  potencialit për klientë të rinj, monitorimin e produkteve bankare të klientëve dhe analizën e situatës financiare të biznesit.  Ajo zotëron shumë mirë programet financiare dhe menaxhimin e proçedurave administrative. Znj. Muraj është diplomuar për ekonomi dhe politika agrare në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe ka kryer Master Shkencor në këtë fushë.