Ekipi

Enver Gorica

Këshilltar Biznesi për Rajonin e Korçës

Enver Gorica është ekonomist me përvojë 24- vjeçare në fushën e agrobiznesit. Ai ka experiencë të gjatë në sistemin bankar, njohuri të thella në proçesin e kreditimit të bizneseve agro si dhe në monitorimin dhe kujdesin ndaj klientëve.

Z. Gorica ka punuar në ProCredit bank ku ka dhënë kontributin e tij si analist kredie dhe menaxher i klientëvë të bizneseve agro. Ai është kujdesur për krijimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve me klientët e biznesit, promovimin e produkteve bankare, monitorimin e kredive, depozitave dhe shërbimeve të tjera bankare. Më parë, ai ka punuar si specialist në Agjensinë e Trajtimit të Kredive në degën Pogradec dhe ka experiencë me projekte ndërkombëtare si Projekti Land O’lakes, financiaur nga USAID, në pozicionin e specialistit të ngritjes dhe fuqizimit të shoqërive të Kursim Kreditit. Në vitet 1996-2000 Z.Gorica ka qënë Kryetar i Komunës Proptisht në Pogradec. Z.Gorica është diplomuar për ekonomi bujqësore pranë universitetit të Tiranës dhe është specializuar për kontabilitet pranë univeristetit “Fan S. Noli” në Korçë.