Ekipi

Ervis Mëngjezi

Këshilltar Biznesi për Rajonin e Fierit

Ervis Mëngjezi është një specialist bankar me një eksperiencë 6-vjeçare në sistemin financiar. Ai është ekspert në proçedurat bankare të kredidhënies, duke mbajtur pozicione si analist kredie, analist rural, menaxhim te marrëdhënieve  me klientë të rëndësishëm të bankave.

Gjatë përvojës së tij profesionale Z.Mëngjezi ka punuar si Analist Kredie në PSHM-Partneri Shqiptar i Mikrokreditit, në zonën e Bashkisë Roskovec dhe fshatrave përreth kësaj zone. Më pas, për rreth tre vite ai punoi në ProCredit Bank Fier si analist Mikrokredie, në Bankën Popullore si analist Kredie dhe në Societe Generale Albania në pozicionin e CRM Senior-Menaxhimi i klientëve te rëndësishëm, ku është specializuar edhe në fushën e shërbimeve, përveç fushës së kredidhënies. Përgjegjësia e tij në këtë pozicion ishte asistenca ndaj klientit në hapje llogarie dhe depozitash, transferta si dhe kredi për individët dhe për Personat Fizik. Ervis Mëngjezi është diplomuar për AgroBiznes ne Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Master shkencor në Menaxhim Biznesi për Drejtim të Fermave dhe Agrobiznesin.